Se të gjithë mund të kontribuojmë në rrethin ku jetojmë, këtë më së miri e tregon i riu nga Dobërçani, Agron Murseli, i cili duke parë dhe u inspiruar nga një këmbimore për libra në Gjermani, e ka realizuar një të tillë në fshatin e tij në Dobërçan. Përmes faqes së tij zyrtare, në rrjetin social Facebook, Agroni ka njoftuar për qëllimin e tij, i cili ka potencuar se në fillim do të vendosen disa tituj të librave, ku pastaj të interesuarit mund t’i shkëmbejnë ato me librat e tyre që veçse i kanë lexuar më parë. “Kioskën me libra e kam vendosur afër kabinës së pritjes së autobusit dhe udhëtarët mund ta shfrytëzojnë kohën e pritjes duke lexuar, po ashtu edhe ta shfrytëzojnë pamjen e mrekullueshme të natyrës, ka shkruar Agroni. Po ashtu, Agroni ka treguar se rregullimi i një këmbimoreje librash ka kushtuar vetëm 45 Euro.