– Më 4 Qershor, të vitit 2002, këngëtarja 17 vjeçare, Avril Lavigne, lansoi albumin e saj të parë ‘Let Go’. Në këtë album ishin këngët e saj që u kthyen në hite ‘Im with you’, ‘Sk8ter Boi’ dhe ‘Complicated’. Albumi arriti në pozitën e parë në Kanada dhe ky album u shit në mbi 7 milion kopje në SHBA.
– Me 4 Qershor, të vitit 2014, disa shënime, letra personale, poezi dhe skica të shkruara me dorë nga John Lennon, u shitën në një ankand në New York. Një poezi e tij u shit për 140 mijë dollar, derisa të gjitha këto dokumente arritën vlerën miliona dollarë.
– Në po këtë datë, të vitit 1999, reperi Kid Rock, u çertifikua me vlerësimin muzikor ‘Platinum Record’, për albumin e tij ‘Devil Without a Cause’. Ky album u shit në Amerikë në mbi 10 milion kopje.