Organizata “Voice of Roma, Ashkali and Egyptians in Kosovo” së bashku me “Terre des Hommes”, sot (5 shkurt) nga ora 10, në “Hotel Sirius”, kanë organizuar konferencë me temën ‘’Sfidat dhe arritjet në sistemin e arsimit të komuniteteve Romë, Ashkali dhe Egjiptian (RAE)’’.
Pikërisht për këtë ngjarje, Radio KFOR-i ka kontaktuar menaxherin e edukimit pranë Organizatës Voice of Roma, Ashkali and Egyptians in Kosovo, Orhan Butiç, i cili theksoi: “Raporti i publikuar së fundmi është shumë shqetësues. Nëse i krahasojmë statistikat tash me statistikat e nxjerra në vitin 2013 dhe 2014, jo që nuk ka përmirësime por përkundrazi ka edhe rënie. Pikërisht këtë fakt, duam ta ngrisim si shqetësim si dhe do të prezantojmë gjendjen momentale të arsimit të komuniteteve Romë, Ashkali dhe Egjiptian.”
Qëllimi i konferencës së lartpërmendur, është rritja e ndërgjegjësimit tek institucionet publike dhe akterëve tjerë për marrjen e masave adekuate për përmirësimin e arsimimit të komuniteteve Romë, Ashkali dhe Egjiptian si dhe do të diskutohet edhe për mekanizmat që ndihmojnë për arsimimin më të mirë dhe zgjidhje të mundshme afatgjata për këto komunitete.