Pikniku është më shumë se një festë spontane, është një kujtesë për të marrë frymë më thellë, për të vlerësuar natyrën dhe për të forcuar lidhjet njerëzore. Në një botë gjithnjë e më digjitale dhe të ngarkuar, pikniku mbetet një mënyrë e thjeshtë, por shumë e fuqishme, për të rikthyer ekuilibrin dhe lumturinë në jetën tonë.
Sot, me 18 qershor, shënohet ‘Dita e Piknikut’, që sjell në qendër të vëmendjes rëndësinë e lidhjes me natyrën, forcimit të marrëdhënieve njerëzore dhe kujdesit për mirëqenien mendore e fizike. Natyra ka një efekt qetësues, ndihmon në reduktimin e ankthit dhe përmirëson gjendjen shpirtërore. Një ditë e tillë nxit ndjesinë e pushimit dhe i rikthen njerëzit në kontakt me ritmet natyrore.
Dita e sotme le të na shërben edhe si një mundësi për të edukuar fëmijët me vlerat e kujdesit për planetin tonë.







