– Me datën 19 qershor, të vitit 2006, këngëtarja Taylor Swift publikoi këngën e saj debutuese, të titulluar “Tim McGraw”. Kënga arriti që të klasifikohet edhe në top listën muzikore amerikane, Billboard Hot 100.
– Me datën 19 qershor, të vitit 2010, kënga ‘California Gurls’ e interpretuar nga Katy Perry, arriti në pozitën e parë të këngëve më të mira, në top listat muzikore, në SHBA.
– Në këtë datë, të vitit 1968, bendi TheRolling Stones, lansuan singlin e tyre të shtatë me radhë në Mbretërinë e Bashkuar ‘Jumpin Jack Flash’, duke arritur në krye të top listave muzikore. Anëtari i bendit në fjalë, Keith Richards kishte deklaruar në atë kohë se ai dhe Jagger, e kishin shkruar tekstin e kësaj këngë, derisa po qëndronin në shtëpi.







