Në kuadër të projektit ‘Kosovo Youth Dialogue Activity’, që mbështetet nga USAID Kosovo, organizata jo-qeveritare ‘Youth Initiative for Human Rights-Kosovo’ (YIHR-KS), ka organizuar projektin në fjalë, që do të jetë i hapur për të rinj të komunitetit shqiptar dhe serb, të moshave nga 16 – 30 vjeç. Për të mësuar më shumë rreth këtij projekti, Radio KFOR-i kontaktoi me asistenten e programeve dhe komunikimit në organizatën ‘YIHR-KS’, Gentiana Mehmeti, e cila tregoi për njohuritë e reja që do të përfitojnë të rinjtë pjesëmarrës në këtë projekt: “YIHR KS do të organizoj shkëmbimin e parë një – javor me të rinj nga komuniteti shqiptar dhe serb, me qëllim që të rinjtë/rejat të kenë mundësi të shkëmbejnë përvoja, idetë dhe opinionet si dhe të mësojnë për drejtësinë tranzicionale, ballafaqimin me të kaluarën, dialogun ndërkulturor dhe aftësi tjera komunikimi. Pas përfundimit të shkëmbimit, pjesëmarrësit do të kenë mundësinë që punën e tyre ta ekspozojnë para publikut të gjerë e po ashtu të gjithë pjesëmarresit do të çertifikohen”.
Aplikimi është i hapur deri me 18 qershor të këtij viti dhe të gjithë të interesuarit mund të aplikojnë nëpërmes vegëzës së më poshtme: https://docs.google.com/…/1FAIpQLSec7Xvtbc0X4YVaNb…/viewform