Programi ‘UPSHIFT’, i themeluar nga UNICEF-i në Kosovë, po ndihmon të miturit që të fitojne besim në aftësitë e tyre profesionale dhe të fuqizohen në menyrë që të integrohen në shoqëri si të risocializuar.
Programi i UNICEF-it në Kosovë, zhvilloi dhe lansoi programin “UPSHIFT”, për të ofruar programe me ndikim social të udhëhequr nga të rinjtë, për t’i mundësuar trajnime për aftësim të nevojshëm, burim financiar dhe këshillim të rinjve.
Ky program po ndihmon edhe të rinjtë të cilët gjenden në Qendrën Korrektuese për të Mitur në Lipjan, duke iu dhënë besim dhe forcë për kthimin e tyre në familje, shkollë dhe shoqëri, duke iu ofruar kurse të matematikës, shkencës dhe histories, mirëpo aty u ofrohen edhe trajnime profesionale në fusha të ndryshme, si: IT, qepje, floktar, dizajn grafik dhe gatim.
Programi është zhvilluar dhe financuar nga UNICEF dhe më pas i pajis të rinjtë në Qendër Korrektuese me një diplomë të lëshuar nga Ministria e Mirëqenies Sociale.