Të gjithë ju që ende nuk e keni vendosur se ku do e kaloni vikendin, ne ju ftojmë që nesër (29.02.20) të na bashkoheni në “Road Show”, të cilën e organizojnë Radio KFOR-i dhe Magazina 4U, në Brezovicë.
Një eksperiencë me borë, muzikë, pije, argëtim, atmosferë e shpërblime të shumta, mund t’i përjetoni në këtë aktivitet i cili fillon nga ora 12:00 deri në 15:00. “Road Show”do t’ju shpërblejë me 40 ski pass-a, pije, muzikë fantastike me DJ dhe shumëçka tjetër.
Radio KFOR-i vitin 2020 po e fillon me rrugëtime të reja, me qëllim të vetëm, për të qenë sa më afër dëgjuesve. Prandaj, të gjithë jeni të ftuar dhe shihemi nesër në Brezovicë!