Organizata joqeveritare humanitare “Nisma e të Rinjve për të Drejtat e Njeriut”, u bën thirrje përfaqësuesve të të gjitha organizatave jo-qeveritare që të marrin pjesë në trajnimin një javor për ngritjen e kapaciteteve dhe aktivizmin në fushën e drejtësisë tranzicionale dhe të pajtimit.
Trajnimi do të zgjasë 5 ditë nga data 23 deri më 27 mars dhe do të mbahet në rajonin e Prishtinës, ndërsa afati i fundit për aplikim është data 8 Mars, 2020. Ky trajnim mbahet në kuadër të projektit “Kosovo Youth Dialogue Activity”, që mbështetet nga USAID Kosovo dhe shpenzimet e akomodimit, ushqimit dhe transportit do të mbulohen nga organizatorët.
Për t’u bërë pjesë e trajnimit në fjalë, ju mund të klikoni në këtë vegzë: http://yihr-ks.org/open-call-for-ngo-representatives/