Prishtinë, a jeni gati? PMC (Prishtina Music Conference) po ofron një surprizë të këndshme, ku në muajin maj të këtij viti, për adhuruesit e zhanrit të muzikës elektornike “Techno”, vjen për herë të parë në vendin tonë, producenti i famshëm i muzikës elektronike, Ben Klock.
Pas organizimit fantastik nga “RAVE Festival” në muajin nëntor të vitit të kaluar, Prishtina Music Conference po përpiqet të dërgojë këtë spektakël në një tjetër nivel, me një përvojë muzikore të jashtëzakonshme.
Më 11 maj, në AMC Hall, figura qëndrore e muzikës elektronike dhe rezident i klubit më të famshëm gjerman të zhanrit “Techno”, Ben Klock, do të elektrizojë Prishtinën me shumë hite të tij. si: Subzero, Phantom Studies, Before One e kështu me rradhë.
Biletat për këtë përvojë unike janë tashmë në dispozicion, në faqen zyrtare rave-travel.com.