Meqenëse jemi vetëm pak ditë larg Shën Valentinit, bota fillon sot ta festoj javën e të dashuruarve e deri më datën 14 shkurt. Ata të cilët janë të dashuruar dhe kanë gjetur personin e tyre të rëndësishëm, fillojnë të festojnë nga sot dashurinë e tyre me personin e veçantë, që njihet ndryshe si ‘Rose Day’ apo ‘Dita e Trëndafilave’.
‘Dita e Trëndafilave’ na mëson rëndësinë e dashurisë dhe se si dashuria mund të triumfoj në gjithçka. Në këtë ditë, njerëzit e ngjyrosin qytetin me të kuq – me ngjyrën e trëndafilave, që simbolizon dashurinë dhe pasionin. Po ashtu, të dashuruarit u dhurojnë trëndafila personit që duan por edhe personave të tjerë që janë shumë të rëndësishëm për ta si familjarë, shoqëri dhe dashamirë.
Duke filluar me ‘Ditën e Trëndafilave’, kjo javë vazhdon edhe me shumë data të tjera të rëndësishme për të dashuruarit, e ato janë: ‘Dita e Propozimit’, ‘Dita e çokolatave’, ‘Dita e Arushave Pelush’, ‘Dita e Premtimit’, ‘Dita e Përqafimit’, ‘Dita e Puthjeve’ dhe ajka, ‘Dita e Shën Valentinit’ ku bota në atë ditë mbushet me shumë dashuri.