– Me 8 shkurt, të vitit 1975, grupi Queen lansoi këngën “Killer Queen”, e cila ishte kënga e parë e grupit që arriti pozitën e parë në top listën muzikore amerikane. Pas kësaj kënge, Queen pati edhe këngë tjera që debutuan në tregun amerikan si vendi i parë në top lista.
– Me 8 shkurt, të vitit 2001, Katy Perry, e cila në atë kohë ishte vetëm 16 vjeçe, publikoi albumin me emrin e saj të vërtetë ‘Katy Hudson’.
– Me 8 shkurt, të vitit 2015, këngëtari britanik Sam Smith, fitoi katër çmime Grammy në Amerikë, përfshirë çmimet prestigjioze për ‘Këngën e vitit’, për këngën e tij ‘Stay With Me’ dhe fitoi çmimin ‘Artisti më i mirë, i ri’.
– Në po këtë datë, të vitit 2006, David Bowie mori çmimin Grammy për ‘Arritje jetësore’.