Në vazhdën e aktiviteteve të shumta, ‘Kubi Alpin Prishtina’ është duke realizuar edhe aktivitete rekreative për persona e verbër. I kontaktuar nga Radio KFOR-it, menaxheri ‘Kubit Alpin Prishtina’ Nazmi Hasanramaj, ka treguar se ky aktivitet ka qenë një nga synimet që ka klubi prej disa kohësh:
“Brenda projekteve të klubit, kemi aktivitete të cilat janë mjaft specifike dhe vazhdimisht jemi të fokusuar në këto aktivitete siç është rasti në ‘Ecjen me Personat e Verbër’ që vjen si aktivitet i Sektorit të Përgjegjësisë Sociale të klubit dhe me përkrahjen edhe të komunës së Prishtinës. Përpjekja jonë lidhet shumë edhe me ofrimin e ndjesisë , në këtë rast në me ofrimin e hiking-ut edhe për personat me nevoja të veçanta. Ndryshe, kjo ka qenë një prej synimeve të kahmotshme, ndërsa vitin e ardhshëm do të kemi një program shumë më të gjerë që do ta përfshijë tërë territorin e Kosovës”.
Siç edhe na njoftoi menaxheri i ‘Kubit Alpin Prishtina’, Nazmi Hasanramaj, ecja në natyrë me personat e verbër është akvitet që do zhvillohet edhe në javët në vazhdim.