Rhani Krija, Mjeshtri i Perkusioneve, përveç që po i ndanë njohuritë e tij të vlefshme në një bashkëbisedim në Prishtina Music Conference (PMC), mirëpo ai edhe po e mbyll Konferencën e Muzikës së Prishtinës me një performancë. Ekspertiza e tij në ritmet andaluziane, arabe, afrikane dhe latine, e ka bërë atë një perkusionist të kërkuar ndërkombëtarisht.
Një talent që e ka shtyrë atë të bashkëpunojë me një listë mbresëlënëse legjendash muzikore, duke përfshirë Sting, Prince, Black Eyed Peas, Peter Gabriel, Mary J. Blige, Al Di Meola, Placido Domingo, Herbie Hancock dhe shumë të tjerë.
Kjo do të jetë edhe e vetmja ngjarje me pagesë në PMC, ndërsa biletat disponohen në rave-travel.com. Rhani Krija do të performojë më 4 nëntor, në ambientet e Kino Armata me fillim nga ora 20:00.