– Me 3 nëntor, të vitit 1992, rock bendi Bon Jovi publikuan albumin e tyre të pestë, të cilin e titulluan ‘Keep The Faith’. Albumi në fjalë i kaloi gjithsej 49 javë, në top listën muzikore amerikane ‘Billboard Hot 100’. Nga ky album dolën tri këngë hite të bendit, si: ‘Keep The Faith’, ‘Bed of Roses’ dhe ‘In These Arms’.
– Me 3 nëntor, të vitit 1990 , kënga “Ice Ice Baby”, e interpretuar nga Vanilla Ice, u bë hiti i parë i zhanrit rap, që arriti të klasifikohet në top listën muzikore amerikane ‘Billboard Hot 100’.
– Ishte 3 nëntori i vitit 1984, kur kënga ‘Caribbean Queen (No More Love on the Run)’ e interpretuar nga Billy Ocean, zuri vendin e parë në top listën muzikore amerikane ‘Billboard Hot 100’.
– Me 3 nëntor, të vitit 2003, reperi, producenti dhe aktori P Diddy, vrapoi në Maratonën e Qytetit të Nju Jorkut dhe mblodhi 2.000.000 dollarë, për sistemin arsimor për fëmijët e Nju Jorkut. Këtë maratonë e përfundoi për katër orë e tetëmbëdhjetë minuta.