“Vihuela Guitar Fest” nis sonte edicionin e 11-të, në Atelienë e Pallatit të Rinisë në Prishtinë. Ky festival do të zgjas deri me datën 17 nëntor, 2023 dhe përgjatë kësaj kohe, janë planifikuar të shfaqen një seri koncertesh.
Nata e parë e Festivalit do të jetë nën botën e tingujve të kitarës klasike, ku performanca e Admir Doçit, do të frymëzojë dhe emocionojë zemrat tuaja me virtuozitetin e tij, duke filluar nga ora 20:00.
Përveç kësaj performance, organizatorët janë përkujdesur që të sjellin tek publiku edhe emra të tjerë me famë ndërkombëtare, si: Bozhana Pavlova, Timotej Kosovinc, Aristët e rinjë – Young artists e gjithashtu në përfundim do të ketë edhe Masterklasë dhe Workshop.