Pas një edicioni të suksesshëm vitin e kaluar ‘Prishtina Music Conference’, këtë vit sërish do të rikthehet në Kino Armata, me datat 4 dhe 5 nëntor, ku do të shpalosen emrat e ekspertëve mysafirë.
Ky aktivitet kulturor pritet të mbledh rininë, çdo të shtunë, me ngjarje ikonike që do të ndodhin përgjatë këtyre ditëve në kryeqytet. Mysafirët e lajmëruar deri tani përfshijnë të ftuar internacional si George Perot, themelues i ‘Athens Music Week’ dhe organizatave tjera në industrinë muzikore si dhe Ruth Koleva, yll i muzikës në Bullgari dhe businesswoman e shquar në industrinë muzikore globale, duke përfshirë përveç tregut evropian, edhe atë kinez dhe amerikan. Pjesëmarrës të tjerë do të jenë: Berna Caka, moderatore e shquar për shijen dhe njohurinë e saj në muzikë, Genc Salihu, artist i njohur vendor, i cili në cilësinë e palenistit do të ndajë ekspertizën e tij.
‘Prishtina Music Conference’, do të vazhdojë të sjellë artistët dhe figura të industrisë muzikore, të cilët do t’i bashkëngjiten misionit për të ngritur kulturën muzikore kolektive në Kosovë dhe rajon.