Cineplexx, po vazhdon që te jetë vendi ku zbarkojnë premierat botërore dhe vendi ku mund të kalojmë momente të paharueshme me më të dashurit tanë. Veç premierave botërore, Cineplexx në kuadër të ngjarjes “Ladies Night”, po vazhdon që të sjell shumë shpërblime për pjesëmarrësit. Këtë të enjte, 6 tetor, duke filluar nga ora 19:00 në të dyja lokacionet e Cineplexx, në Prishtinë dhe Prizren, bashkë me shfaqjen e komedisë/romancës ‘Ticket to Paradise’, të pranishmit do të kenë mundësi që të fitojnë edhe shpërblime si Gift Cards dhe dhurata me vlerë të lartë.
Biletat për në Cineplexx, mund të blihen online përmes aplikacionit Cineplexx KS (iOS dhe Android) apo në kinema nga ora 15:00. Oraret e filmave mund t’i gjeni në www.cineplexx-ks.eu.