PriFest do të jetë në Gjakovë përgjatë dy ditëve më 25 dhe 26 korrik, ku në Parkun Kulturor “Ali Podrimja” nga ora 21:00 do të shfaqin filmin “Delegacioni” në regji të Bujar Alimani, kurse më 26 korrik, po në të njëjtin vend dhe orë do të shfaqin filmin fitues të festivalit “Streha mes reve” ,në regji të Robert Budina, fitues i trefisht këtë vit, Filmi më i mirë, Aktorja më e mirë Irena Cahani dhe Aktori më i mirë Arben Bajraktaraj. Pas shfaqjeve të filmave do të ketë aheng me muzike elektronike nga DJ-ë.
Aktiviteti i lartpërmendur është bërë i mundur në partneritet me Parkun Kulturor “Ali Podrimja” dhe me përkrahje nga Komuna e Gjakovës.