Nga sot (25.07.19), në parkingun prapa ‘Pallatit të Rinisë’, do të filloj edicioni i 9-të me radhë i festivalit të birrës “BeerFest Kosova”. Për të kuptuar më shumë për festivalin, Radio KFOR-i ka kontaktuar me zyrtaren për komunikim nga “Modus Events Company”, Genta Limani, e cila në njoftimin e saj shpalosi artistët e këtij edicioni si dhe aktivitetet e shumta që vijnë për herë të parë në “BeerFest Kosova”: “Ky edicion i “BeerFest Kosova” do të zgjatë 4 ditë, ndërsa hapjen do e bëjë Alban Skenderaj, dhe ai nuk do të jetë i vetmi që do të performojë në skenën e “BeerFest Kosova”, pasi do të kemi edhe shumë artistë të tjerë si: Dafina Zeqiri, Vesa Luma, Shaolin Gang, Xuxi, Skivi, 4×4, e shumë të tjerë. Do të kemi edhe shumë DJ, si DJ Caboo, DJ Eskeei, DJ James, DJ Felix, Reshaun Ali, Nino, DJ Antrax, Etrit, DJ Luckborn, DJ Clash, 8ticky dhe si çdo vit tjetër edhe kësaj radhe do t’i mbështesim dhe do t’i përkrahim emrat e rinj të muzikës të cilët do të performojnë në skenën tonë. Dita e fundit do të përmbyllet me “Real Tribute Show” me grupin Red Hot Chili Peppers, të cilët janë të autorizuar nga vet bendi original për të performuar këngët e tyre. Do të ketë plot risi e surpriza nga kompanitë pjesëmarrëse dhe do të kemi edhe lojërat ‘Beer Olympic’, më shpërblime për ekipet fituese”.
Zyrtarja për komunikim nga “Modus Events Company”, Genta Limani u ka bërë thirrje personave të mitur që asesi të mos tentojnë të jenë pjse e festivalit:
“Personat nën moshën 18 vjeçare janë rreptësisht të ndaluar që të hynë në “Beerfest Kosova”, do të kontrollohet secili person andaj të gjithë duhet të kenë karta identiteti me vete, pasi në kundërtën nuk do të lejohen që të hynë”.
“Beerfest Kosova” do të hapet sot në orën 17:00 dhe deri në orë 19:00, hyrja do të jetë pa pagesë, ndërsa pas orës 19:00 pagesa për person është 2 euro.