Një nga prioritetet e Policisë së Kosovës që nga shfaqja e pandemisë, ishte edhe ruajtja e shëndetit të qytetarëve nga pandemia Covid-19, duke gjobitur personat që nuk kanë respektuar masat anti-covid.
Rreth situatës aktuale në këtë aspekt, Radio KFOR-i kontaktoi zëdhënësin e policisë së Kosovës, Daut Hoxha i cili tregoi më shumë: “Bazuar në angazhimet e Policisë se Kosovës në zbatimin e ligjit për parandalimin dhe luftimin e pandemisë Covid 19, nga fillimi i pandemisë e deri me datën 10.06.21, në bazë të ligjit anti-Covid janë shqiptuar gjithsej 206.265 fletëparaqitje (tiketa).”
Muajve të fundit në Kosovë, rastet e të infektuarve me covid-19 kanë rënë dukshëm duke zbutur situatën me Covid-19, megjithatë masat parandaluese mbesin ende në fuqi dhe duhet respektuar nga të gjithë, deri në një vendim të ri.