– Në datën e sotme 14 Qershor, të vitit 1997, kënga e famshme ‘I’ll Be Missing You’, nga Puff Daddy dhe Faith Evans, ishte në pozitën e parë të këngëve më të mira në SHBA. Këtë këngë Diddy ia kushtoi reperit të ndjerë ‘The Notorious B.I.G’, i cili ishte vrarë një muaj më herët, në Maj të vitit 1997.
Kjo këngë dominoi verën e vitit 1997 duke u dëgjuar globalisht.
– Në po këtë datë, të vitit 2003, kënga “Bring Me To Life,” nga Evanescence, arrin në krye të top listave muzikore në Mbretërinë e Bashkuar dhe në pozitën e pestë në Amerikë.
– Në këtë datë, të vitit 2002, këngëtari Mick Jagger, mori titullin ‘Sir’, një nga nderimet më të larta që jep Mbretëresha e Anglisë, për kontribute artistike dhe fusha të tjera.