Policia e Kosovës përgjegjëse për sigurimin e trafikut dhe parandalimin e aksidenteve, po vazhdon të krijojë kushte më të sigurta për të gjithë pjesëmarrësit në rrugë.
Në njoftimin e fundit, Policia e Kosovës ka bërë të ditur se gjatë 24 orëve të fundit janë shqiptuar gjithsej 2.213 gjoba trafiku. Po ashtu, gjatë kësaj periudhe janë regjistruar 44 aksidente trafiku, nga të cilat 16 me persona të lënduar, ndërsa të tjerat aksidente me dëme materiale. Në lidhje me veprimet e tjera, sipas policisë janë arrestuar 21 persona, ndërsa 14 të tjerë janë vendosur në mbajtje. Një person është në ndalim policor dhe dy të tjerë po vuajnë dënimet përkatëse.
Më poshtë mund të gjeni statistikat e detajuara të aksidenteve të ndodhura gjatë këtyre 24 orëve:
Aksident trafiku me fatalitet | 0 |
Aksident trafiku me të lënduar | 16 |
Aksident trafiku me dëme materiale | 44 |
Tiketa trafiku të shqiptuara | 2213 |
Tiketat e shqiptuara në bazë të ligjit Covid – 19 | 0 |
Persona të arrestuar | 21 |
Persona në mbajtje | 14 |
Persona në ndalim policor | 1 |
Persona në vuajtje të dënimit | 2 |