– Më 24 janar, të vitit 1981, bendi Adam And The Ants nisën një periudhë dhjetë javore në vendin e parë, në top listën e albumeve më të dëgjuara në Mbretërinë e Bashkuar, me albumin e tyre debutues “Kings of the Wild Frontier”.
– Në këtë datë, të vitit 2016, David Bowie ishte në krye të top listës së albumeve më të mira në Amerikë dhe Britaninë të Madhe, me albumin e tij të 25-të me radhë dhe të fundit ‘Blackstar’.
– Në po këtë datë, të vitit 2008, Amy Winehouse u pranua në një qendër rehabilitimi për të luftuar varësinë e saj ndaj drogës dhe alkoolit. Ajo e humbi këtë betejë duke ndërruar jetë në vitin 2011.
– Më 24 janar, të vitit 2005, albumi i dytë i Britney Spears, i titulluar “Oops!… I Did It Again”, është certifikuar me çmimin “Diamond”, për shitjen e mbi 10 milionë albumeve, vetëm në Amerikë, duke e bërë atë të vetmen artiste grua, që ka arritur kaq shumë sukses.