Policia e Kosovës vazhdon të mbetet e përkushtuar në detyrat dhe kujdesin e vetëdijesimit dhe parandalimit të aksidenteve në trafik. Shpejtësia po vazhdon të jetë një ndër shkaktarët kryesor të aksidenteve në vendin tonë, prandaj bëhet apel në respektimin e rregullave të komunikacionit.
Gjatë 24 orëve të fundit, janë raportuar 10 aksidente trafiku me të lënduar, 23 të tjera me dëme materiale, e për fat të mirë nuk ka pasur aksidente trafiku me fatalitet.
Gjatë 24 orëve të fundit, Policia e Kosovës ka shqiptuar 1897 gjoba për të gjithë shoferët që nuk kanë respektuar rregullat e komunikacionit.