Sot, në Bibliotekën Kombëtare të Kosovës, u bë shpalosja e kornizës konceptuale të bienales normade e cila do të hapet më 22 korrik të këtij viti.
Me këtë rast, Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama ndër të tjera theksoi: “Ky edicion i Manifestës do të inkuadrojë rreth 22 hapësira dhe objekte publike, të cilat hapësira do të shndërrohen në pika të intervenimit të artistëve të ftuar. Manifesta 14 do të tërheqë vizitorë, me një parashikim të rreth 100 mijë vizitorë, dhe duke e ditur që e gjithë Kosova i ka vetëm 7 mijë shtretër të hoteleve, ju ftoj që t’i hapni shtëpitë e juaja për turistët të cilët do të vijnë të na vizitojnë, për art e kulturë dhe njëkohësisht të mësojnë edhe më shumë për traditat tona, të ndajmë ushqim me ta, pije e biseda duke iu treguar për traditën e kulturën tonë, e cila fillon që nga familja”.
Për të ditur më shumë rreth programit të Manifesta 14 Prishtina 2022, mund të vizitoni faqen zyrtare: manifesta14.org.