Të rinjë të entuziazmuar për të pasuruar kulturën në vend, Kushtrim Dushi dhe Diellza Gosalci nga Agjensioni Rave Travel, ishin sot të ftuar në Radio KFOR, ku shpalosën para dëgjuesve fillet e para të ndërtimit të kësaj kompanie, qëllimin konkret të saj dhe të gjitha organizimet që ata i realizojnë tash e 10 vite.
“Që nga viti 2012 kur kemi nisur të fuksionojmë si kompani, jemi rritur profesionalisht dhe njerëzit e industrisë së muzikës dhe adhuruesit e saj, po e besojnë profesionalizmin, korrektësinë dhe punën tonë, prandaj çdo ditë e më shumë po zgjerohemi me paketa të shumta, përfshirë artistë apo festivale të ndryshme. Me ne, adhuruesit e muzikës mund të organizojnë një udhëtim të paharrueshëm dhe të krijojnë kujtime qe do mbesin në kujtesën e tyre gjithmonë. Ne kemi bashkëpunim të ngushtë me organizatorët e eventeve lokale, rajonale dhe ndërkombëtare si dhe me promoter, klube dhe agjensione tjera të udhëtimit, për të siguruar marrëveshjet më te mirat te mundshme për ta”, tha mes tjerash Kushtrimi.
Përkrahëse e madhe profesionale në këtë kompani, është edhe Diellza Gosalci, e cila që nga fëmijëria e saj ka ëndërruar dhe ka pasur ambicje për të qenë pjesë e kompanive të tilla. Siç na njoftuan të ftuarit, në nëntor të këtij viti, do të mbahet edicioni i dytë “Prishtina music conference”, ku do të ketë panele diskutimi, performanca, ekspozita, dhe seminare, me ç’rast të mirëseardhur janë të gjithë artistët apo kompanitë muzikore.
Mos harroni, të gjitha biletat për festivale apo koncerte të artistëve të famshëm, mund t’i gjeni në www.rave-travel.com, ndërsa për dëgjuesit e Radio KFOR-it, do të ketë bileta falas.