Rreth numrit të aksidenteve në trafik dhe statistikave të përgjithshme nga aksidentet, Radio KFOR-i ka intervistuar zëdhënësin e Policisë së Kosovës, z. Daut Hoxha i cili shpalosi krahasimet e numrit të aksidenteve me vitin e shkuar, nga qershori i vitit 2022 deri në qershor të këtij viti.
“Statistikat e aksidenteve rrugore në vendin tonë, për periudhën janar-qershor të vitit 2023, krahasuar me atë të vitit 2022, tregojnë që kemi një rënie të lehtë të aksidenteve me fatalitet. Në të njëjtën periudhë në vitin 2022, kemi pasur 43 aksidente me fatalitet, kurse 35 këtë vit nga janari deri në qershor. Po ashtu, krahasuar me vitin e kaluar nga Janari deri në Qershor 2023, kanë vdekur 40 persona si pasojë e aksidenteve, përderisa gjatë të njëjtës periudhë në vitin 2022, kanë vdekur 50 persona si pasojë e aksidenteve në trafik”, tregoi zëdhënësi i Policisë së Kosovës, z. Daut Hoxha.
Policia e Kosovës ka apeluar sërish që të gjithë pjesëmarrësit në trafik të kenë kujdes maksimal, të respektojnë shenjat e komunikacionit dhe shpejtësinë e lejuar.
Më poshtë lajmit, të paraqitur gjeni tabelën e krahasimeve të numrit të aksidenteve për periudhën janar-qershor të vitit 2023, me vitin paraprak.