Ditët e nxehta të muajit korrik do të shoqërohen edhe me ngjarje të ndryshme kulturore, që pritet të na freskojnë gjatë ditëve në vijim.
Që të përjetoni emocione të paharrueshme, mos e humbisni rastin të bëheni pjesë e edicionit të 3-të të Gala Mbrëmjeve ‘Rame Lahaj International Opera Festival’, i cili do të fillojë nga data 21 deri më 31 korrik. Përgatituni për një eksperiencë madhështore, me program të jashtëzakonshëm koncertesh dhe ngjarjeve interesante!
Një ngjarje tjetër kulturore urbane, pritet të filloj në fund të muajit korrik dhe bëhet fjalë artistët e grafitit të cilët do të mblidhen nga data 28 deri më 30 korrik, në kuadër të aktiviteteve ‘Meeting of Styles Kosova’.
Prej datës 22 korrik deri me 28 korrik, artdashësit do të kenë mundësi të jenë pjesë e një javë të mbushur me aktivitete, që do të mbahen në kuadër edicionit të dytë të Festivalit Ndërkombëtar të Teatrit në Ambient të Hapur- Prizren Fest.
Në ditën e hapjes, do të shfaqet “Maidan Inferno” nën regjinë e Clement Peretjatko, ndërsa ky event do të filloj nga ora 20:30, në Kino Lumbardhi për të vazhduar me aktivitete të tjera kulturore në netët në vazhdim deri me 28 korrik, me shfaqje nga Italia, Çekia, Bullgaria, Greqia, Sllovakia, Kosova, Shqipëria, Mali i Zi dhe Maqedonia e Veriut.
Këto ishin vetëm disa nga aktivitetet që pritet të zhvillohet përgjatë këtyre ditëve të nxehta verore, në vendin tonë.