Policia e Kosovës vazhdimisht është në dispozicion të qytetarëve, duke u kujdesur për sigurinë dhe rendin në gjithë Kosovën. Në rrugët e Kosovës, pothuajse çdo ditë ndodhin aksidente dhe këtë e tregojnë statistikat e Policisë së Kosovës, të cilët në vazhdimësi bëjnë thirrje për kujdes të shtuar dhe ndërmarrin fushata vetëdijesuese, me qëllim që pjesëmarrësit në trafik, të jenë më të vëmendshëm dhe të respektojnë rregullat e komunikacionit. Sipas raportit të fundit 24 orësh të Policisë së Kosovës, raportohet se janë shënuar 19 aksidente trafiku me të lënduar dhe 22 aksidente me dëme materiale.
Policia e Kosovës, sërish ka apeluar për kujdes maksimal për të gjithë pjesëmarrësit në trafik.
Më poshtë gjeni tabelën me statistikat e aksidenteve dhe tiketave të shqiptuara gjatë 24 orëve të fundit, nga Policia e Kosovës.