‘Dita Botërore e Mjedisit’ është dita më e madhe ndërkombëtare për mjedisin, e udhëhequr nga Programi i Kombeve të Bashkuara për Mjedisin dhe mbahet çdo vit, që nga viti 1973. Tema e sivjetme që është përcaktuar të shënoj ditën e sotme, fokusohet në gjetjen e zgjidhjeve ndaj përdorimit apo ndotjes plastike, me moton #BeatPlasticPollution (Mundni ndotjen plastike).
Kjo datë u zgjodh, sepse përkon me ditën e hapjes së Konferencës së Kombeve të Bashkuara mbi Mjedisin, që u mbajt në vitin 1972 në Stokholm, nën udhëheqjen e Programit Mjedisor të Kombeve të Bashkuara.
Edhe në Kosovë po shënohet kjo ditë, në bashkëpunim me asociacionin Pamkos, Ministrinë e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës dhe nxënësit e shkollave fillore dhe të mesme, është organizuar aksioni i pastrimit “Drini rrjedh i lirë pa plastikë”.