Policia e Kosovës në vazhdimësi po ndërmerr fushata vetëdijesuese, të cilat kanë për qëllim përmirësimin dhe parandalimin e shkeljeve që bien ndesh me ligjin.
Në rrugët e Kosovës, pothuajse çdo ditë ndodhin aksidente dhe këtë e tregojnë statistikat e Policisë së Kosovës, të cilët në vazhdimësi bëjnë thirrje për kujdes të shtuar dhe ndërmarrin fushata vetëdijesuese, me qëllim që pjesëmarrësit në trafik, të jenë më të vëmendshëm, të respektojnë rregullat e komunikacionit dhe të përshtatin shpejtësinë e mjetit me kushtet e rrugës dhe ato atmosferike. Për të kuptuar statistikat e aksidenteve në Kosovë, Radio KFOR-i kontaktoi Zyrën për Informim dhe Marrëdhënie me Publikun në Policinë e Kosovës, e cila njoftoi: “Gjatë 24 orëve të fundit në vendin tonë, për fat të keq kemi pasur një aksident trafiku me fatalitet dhe 21 aksidente të tjera trafiku me të lënduar, gjithashtu 27 aksidente trafiku me dëme materiale dhe kemi shqiptuar 1.609 tiketa trafiku.”
Policia e Kosovë po vazhdon me zbatimin e planit operativ ‘Siguria në trafikun rrugor’, me qëllim të parandalimit të aksidenteve të trafikut, duke mbajtur pika kontrolli të automjeteve në të gjithë vendin.