22 Maji shënon ‘Ditën Ndërkombëtare të Diversitetit’, për të njohur dhe mbrojtur llojllojshmërinë e specieve që eksitojnë në Tokë dhe rëndësinë e tyre për ekosistemin. Kjo ditë shënohet që nga vitit 1993, nga Kombet e Bashkuara të cilët krijuan Konventën për Diversitetin Biologjik.
Diversiteti biologjik nënkupton shumëllojshmërinë e gjerë të bimëve, kafshëve dhe mikroorganizmave, por ai përfshin gjithashtu dallimet gjenetike brenda secilës specie – për shembull, midis varieteteve të kulturave dhe racave të bagëtive dhe shumëllojshmërisë së ekosistemeve si p.sh. liqeneve, pyjeve, shkretëtirave, peizazheve bujqësore, etj.
Biodiversiteti është një nga aspektet më të rëndësishme të shumë zhvillimeve në botë, siç janë natyra, klima, siguria e ushqimit dhe ujit dhe në përgjithësi jetesa e qëndrueshme në Tokë. Prandaj, të kujdesemi dhe ti ruajmë këto vlera dhe pasuri natyrore, për një jetë më të mirë në planetin tonë.