Deri në fund të muajit mars, do të shfaqen filma, muzikë dhe ekspozita të fotografisë, mirëpo të gjtha këto të ndërlidhura me kulturën franceze. Javët e Frankofonisë do të nisin me koncertin e Shpat Dedës sot më 6 mars, prej orës 20:00 në teatrin Oda. Do të ketë ngjarje të shumta si në Prishtinë po ashtu edhe në pesë qytete tjera të Kosovës.
Javët e Frankofonisë organizohen në bashkëpunim me Ministrinë e Punëve të Jashtme, Ministrinë e Kulturës Rinisë dhe Sportit, në bashkëpunim me ambasadat dhe përfaqësitë diplomatike të Belgjikës, Zvicrës, Luksemburgut, Hungarisë, Republikës Çeke, Aleanca Franceze e Prishtinës si dhe Qendra Universitare Frankofone. Që nga viti 2014, Kosova është bërë pjesë e Organizatës Botërore të Frankofonisë (OIF), ndërsa që nga viti 2018, Kosova është bërë anëtare e asociuar.