Çdo vit me datën 24 mars, shënohet ‘Dita Botërore e Tuberkulozit’. Kjo ditë festohet për të rritur ndërgjegjësimin për tuberkulozin dhe përpjekjet për të eliminuar këtë sëmundje. Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) për herë të e parë e shënoi këtë ditë, më 24 mars, të vitit 1982, njëqind vjet pasi që Dr. Robert Koch, zbuloi bakterin ‘Mycobacterium tuberculosis’, që shkakton tuberkulozin.
Është një ditë që bashkon njerëzit për të rritur ndërgjegjësimin për ndikimin e tuberkulozit dhe përpjekjet e vazhdueshme për ta mposhtur atë. Me gjithë përparimet në mjekësi, tuberkulozi ende përbën një kërcënim të madh, veçanërisht në pjesë të botës me qasje të kufizuar në kujdesin shëndetësor.
Tema me të cilën shënohet sivjet (2024) ‘Dita Botërore e Tuberkulozit’, thotë ‘Po! Ne mund t’i japim fund tuberkulozit!’.