– Më 25 mars, të vitit 2001, Reklama e parë televizive e Britney Spears e realizuar për pijen Pepsi, u transmetua në televizionin amerikan. Spears kishte nënshkruar një marrëveshje shumë milionëshe me Pepsi, për turneun e saj të ardhshëm botëror.
– Në këtë datë, të vitit 2000, grupi NSYNC vendosi një rekord të ri botëror, duke shitur një milion bileta për një ditë, për një turne që promovonte albumin e tyre të tretë të titulluar “No Strings Attached”. Turneu arriti në 42.5 milionë dollarë.
– Më 25 mars, të vitit 2015, Sam Smith ishte në vendin e parë në top listën e këngëve në Mbretërinë e Bashkuar, me këngën “Lay Me Down”.