“Project Space” do të jetë mikpritës i shumë aktiviteteve të ndryshme gjatë javës së ardhshme e shumë nga këto aktivitete do të realizohen në kuadër të projektit “Playwrite for Peace.”
“Playwrite Peace” na mëson që përmes identiteteve tona ne inspirohemi të krijojmë projekte të artit pamor e gjithsesi edhe formave të tjera.
Projekti në fjalë, përmban në vete një ditë të tërë me aktivitete të shumta, qe kanë të bëjnë me identitetin tonë dhe mënyrën e të shprehurit personal, përmes kolazheve, letrave dhe formave të tjera të artit pamor.
“Playwrite Peace” zhvillohet më 6 gusht, në hapësirat e organizatës jo-fitimprurëse “Shtatëmbëdhjetë”, ku nuk do të mungojnë as kafja, çaji dhe ushqime të ndryshme që organizatorët do t’i ofrojnë për të pranishmit.