Diskutimi në panel do të sillet rreth themeleve dhe parimeve mbi të cilat ndërtohen institucionet e pavarura, sikurse dhe mënyrat se si ato veprojnë dhe ndryshojnë.
Ky diskutim do të zhvillohet nga penalistët, Albert Heta (Prishtinë), Ares Shporta (Prizren), Meriç Öner (Stamboll), Teodor Çelakoski (Zagreb), nën udhëheqjen e moderatores, Donjetë Murati.
Statusi ligjor, formaliteti dhe qytetaria do të diskutohen si nocione që dikush nuk mund t’i kaloj, ndërsa trajtohen si fenomene shoqërore, që sjellin ndikim domethënës në jetën e përditshme.
Paneli “Diskutim mbi institucionet, konstituencën dhe qytetarinë” do të mbahet në Hamamin “Gazi Mehmet Pasha”, më 3 gusht, duke filluar nga ora 17:00. Ky diskutim I cili organizohet në bashkëpunim me Fondacionin Lumbardhi dhe Fondacionin Heinrich Böll do të mbahet në anglisht, me përkthim simultan në shqip.