– Me 29 nëntor, të vitit 1969, kënga e bendit The Beatles, e titulluar “Come Together”, u pozicionua në vendin e parë të top listës Billboard Hot 100.
– Sot feston ditëlindjen reperi amerikan Jayceon Terrell Taylor, i njohur në skenë me emrin The Game. Ai ka lindur më 29 nëntor, të vitit 1974, në Kaliforni, të SHBA.
– Me 29 nëntor, të vitit 1986, rock bendi Bon Jovi arritën që për herë të parë të kryesonin ‘Billboard Hot 100 Singles’ me këngën e tyre “You Give Love a Bad Name”.
– Me 29 nëntor, të vitit 1980, grupi ABBA arritën të jenë në krye të top listës britanike, me këngën “Super Trouper”, e cila gjithashtu ishte pozicionuar e 25-ta me radhë, në top listën e këngëve më të mira në Angli. Emri i këngës “Super Trouper”, i referohej ndriçuesve gjigantë të përdorur në koncertet e stadiumit.
– Në po këtë datë, të vitit 1997, këngëtarja Whitney Houston u tërhoq nga një koncert i sponsorizuar nga religjioni ‘Moonies’, vetëm dy orë para se të shfaqej në skenë. Kjo ndodhi pasi këngëtarja zbuloi se ngjarja në fakt ishte një martesë masive, për mbi 1.000 çifte të religjionit ‘Moonie’. Grupi fetar në fjalë, më pas thanë që ata nuk kishin ndërmend të padisnin këngëtaren Huston, me kusht që këngëtarja të kthej tarifën prej 1 milion dollarëve, që e kishte marrë, të cilën gjë ajo e bëri.