“SIGMA BMC” partner implementues i Shoqërisë Gjermane për Bashkëpunim Ndërkombëtar (GIZ) dhe “Rinia, Punësimi dhe Aftësimi Profesional” (YES), hapin aplikim për vajza dhe gra të moshës 18-35 vjeçe, të cilat kanë ide dhe aspirata të themelojnë biznesin e tyre.
Përkrahja e grave ndahet në dy sesione, duke ofruar trajnim për ndërmarrësi, 10 grante; duke filluar nga 1.500€ deri 4.000€ si dhe përkrahje për start-up dhe mentorim. Sesioni i parë informues do të mbahet në Inkubatorin e Universitetit të Prishtinës, me 20 janar, kurse sesioni i dytë do të organizohet më 27 janar, në një nga qytet e Kosovës, varësisht ku do të shprehet interesimi më i madh, duke u bazuar në klikimet e të interesuarave.