Dita e nesërme, 1 Maji, shënon “Ditën e Punëtorëve”, e cila i referohet kujtimit të protestave të punëtorëve që synonin një të drejtë të madhe, orarin 8 orë. Pavarësisht që nesër është festë, ne duhet t’i respektojmë masat parandaluese, të rekomanduara nga Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH), nga mjekët, ekspertët vendorë dhe botëror.
Pulmologu në QKUK, Dr. Arbër Ismajli, në një intervistë për Radio KFOR-in ka bërë apel që të gjithë të vazhdojmë të respektojmë masat anti-kovid: “Përkundër rënies së numrit të të infektuarve, numri i pacientëve që po trajtohen në klinikat e vendit tonë, është shumë i lartë, prandaj ju bëjmë thirrje që të vazhdojmë me respektimin e rekomandimeve të IKSHPK-së, siç janë mbajtja e maskës, respektimi i distancës dhe mbajtja e higjienës, e gjithashtu të i shmangemi lokacioneve me turma të njerëzve.”
‘CoVid- 19’ rrezikon jetën e të gjithëve, prandaj keni kujdes dhe respektoni masat anti-kovid!