Jeta të sfidon në çdo ditë të saj. Disa sfida kalohen më lehtë, e disa të tjera të lënë përshtypjen se janë të pakalueshme. Por, në momente të tilla është e rëndësishme që të kujtoni faktin që asnjëherë jeta nuk të sfidon me diçka që nuk mund ta përballosh. E tëra që duhet të bësh është që të zgjedhësh metodat dhe strategjitë e duhura për ballafaqimin e situatave të tilla.
Kur arrini në kulmin e përshtypjes se keni dështuar në jetë, pasi planet nuk u kanë shkuar siç keni planifikuar, atëherë kujtoni disa nga mësimet kryesore nga dështimi:
– Suksesi nuk arrihet lehtë.
– Të dështuarit nuk është fundi i botës apo ndonjë shenjë se duhet të hiqni dorë. Andaj, mos u turpëroni nga dështimet.
– Dështimi iu mëson mësime të vlefshme.
– Dështimi frymëzon krijimtarinë
– Dështimi forcon vendosmërinë tuaj
Në vazhdim iu sjellim edhe disa strategji se si të përballeni me dështimin, në mënyrë që të arrini tek suksesi:
– Pranoni dështimin
– Reflektoni
– Tregohuni të përgjegjshëm
– Mos u mposht nga dështimi
Në fund, kujtoni gjithmonë se njerëzit në botë kanë prekur majat e suksesit, vetëm pasi kanë kaluar dështime të shumta në jetë. Mos lejoni t’u ikin aventura të paharrueshme në jetë, nga frika e dështimit.