Për të gjithë ju që e kuptoni sadopak gjuhën angleze, atëherë pse mos të zbaviteni me humorin ‘StandUp Komedi’, nga mjeshtër të këtij profesioni, të cilët vetëm vitin e kaluar fituan miliona dollarë, duke argëtuar live audiencat e tyre.
‘Stand Up’ komedia është konkretisht një fenomen amerikan, ndërsa një nga shpikësit e kësaj mënyre e të bërit humor, është regjisori dhe njëherit aktori amerikan, Woody Allen, i cili njihet edhe si shpikësi i këtij profesioni mjaft të vështirë.
Pas aktorit Allen, yjet e tjerë të cilët patën sukses në këtë profesion në vitet e 80’ta, ishin edhe George Carlin, Bob Newhart, Red Foxx, Rodney Dangerfield, Richard Pryor, Steve Martin, etj.
Sidoqoftë, shpërthimi i vërtetë i Stendapit u bë në vitet e ’80-ta, kur mikrofonin në skenë e kapën yjet e komedisë, Eddie Murphy dhe Chris Rock.
Kjo mënyrë e të shkruarit dhe interpretimit të komedisë është ndryshe më e afërta me teatrin dhe është ndoshta mënyra më e drejtpërdrejtë për një artist të komunikoj me një audiencë. Edhe pse në shikim të parë kjo llojë komedije mund të duket e thjeshtë, imagjinoni sa gabime ju duhen, për të patur sukses dhe imagjinoni sa orë duhet të kaloni në skenë, të djersitni dhe dëgjoni nga audienca vetëm heshtje, kollitje ose duartrokitje.
Kështu që stand-up komedia nuk është aspak e lehtë dhe me të vërtetë kërkon njerëz jashtëzakonisht të fortë.
Në vijim ju njohim me 10 aktorët më të mirë të Stan-Up komedisë, të shpallur vitin e kaluar dhe njëkohësisht ju njohim edhe me të ardhurat e tyre monetare, vetëm gjatë vitit që e lamë pas, 2019 si dhe mund të klikoni në vegzën e mëposhtme për t’shikuar StandUp komedi:
- Kevin Hart – Vetëm vitin e kaluar ka fituar 59 milion dollarë.
- Jerry Seinfeld – Vetëm vitin e kaluar ka fituar 41 milion dollarë.
- Jim Gaffigan – Vetëm vitin e kaluar ka fituar 30 milion dollarë.
- Trevor Noah – Vetëm vitin e kaluar ka fituar 28 milion dollarë.
- Sebastian Maniscalco – Vetëm vitin e kaluar ka fituar 26 milion dollarë.
- Gabriel Iglesias – Vetëm vitin e kaluar ka fituar 22 milion dollarë.
- Schumer – Vetëm vitin e kaluar ka fituar 21 milion dollarë.
- Terry Fator – Vetëm vitin e kaluar ka fituar 17 milion dollarë.
- Jeff Dunham – Vetëm vitin e kaluar ka fituar 15 milion dollarë.
- Aziz Ansari Earnings – Vetëm vitin e kaluar ka fituar 13 milion dollarë.