– Me datën 14 prill të vitit 1963, bendi ‘The Rolling Stones’ teksa performonin në ‘The Crawdaddy Club’, pjesë e publikut ishin edhe katër anëtarët e bendit ‘The Beatles’.
– Në këtë datë të vitit 1967, David Bowie lëshoi në treg atë që u quajt inovacion nën tiltullin ‘The Laughing Gnome’. Kënga që sillte zërin e këngëtarit duke bashkëbiseduar me krijesa jo njerëzore, u shndërrua në hit dhe shpejt e gjeti veten në top 5-shën britanike.
– Në po këtë datë, të vitit 1969, u lansua kënga ‘The Ballad Of John and Yoko’ nga dy anëtarët e Beatles, Paul McCartney dhe John Lennon. Derisa Paul ishte i ngarkuar për të luajtur në bateri, Johnit iu kishte besuar kitara dhe vokali kryesor.