Shikueshmëria optimale gjatë drejtimit të veturës, është thelbësore për secilin shofer. Pa një të tillë, ne i ekspozohemi rreziqeve në komunikacion e sidomos në kushtet dimërore, prandaj kontrolli i fshesave të xhamave të veturës tuaj, është obligative.
Duke marr në konsideratë numrin e lartë të aksidenteve që shkaktohet, pikërisht nga fshesat e dëmtuara kur drejtuesit e automjeteve u ekspozohen kushteve të ndryshme atmosferike, më konkretisht motit të ftohtë dhe të reshurave atmosferike, data e sotme, 16 nëntor, i është ndarë shënimit të “Ditës Ndërkombëtarë të Kontrollit të Fshesave të Xhamave të Veturës”. Sipas Administratës Federale të Autostradave, në Shtetet e Bashkuara të Amerikës rreth 21 % e të gjitha aksidenteve, janë të lidhura me motin dhe dukshmërinë e dobët, i cili është një faktor i rëndësishëm në drejtimin e makinës në kushte të liga të motit si: shiu, bora, mjegulla dhe akulli.
Në “Ditën Ndërkombëtare të Kontrollit të Fshesave të Xhamave të Veturave”, kërkohet nga të gjithë shoferët që kontrollin e këtyre fshesave ta bëjnë në vazhdimësi, e me theks të veçuar gjatë stinës së dimrit.
Në këtë ditë, mos harroni t’ua rikujtoni edhe familjarëve e miqve tuaj rëndësinë e kontrollit së fshesave të xhamave të veturës edhe duke postuar në rrjetet sociale, thurje (hashtagun) #CheckYourWipersDay apo #DitaPërKontrollinEFshesaveTëVeturës .