Të gjithë kemi hobin tonë dhe pavarësisht agjendës së ngjeshur që kemi, duhet patjetër që të gjejmë kohë të kultivojmë hobin tonë, kjo pasi të mirat e tij nuk kanë fund. Hobi na ndihmon edhe në shëndet, duke ulur rrezikun e presionit të lartë të gjakut, zvogëlon rrezikun e depresionit dhe na ndihmon që të jemi aktiv si fizikisht ashtu edhe mendërisht. E ku ka më mirë kur hobi juaj është profesioni juaj. Zotëri Enes Keriq, dizajnin e ka pasur pasion qysh në fëmijëri, prandaj ka studiuar për këtë fushë, e ka profesion e madje edhe hobi: “Dizajni më pëlqen për arsye të shumta, është profesion interaktiv që të sjellë çdo herë përvoja të reja përmes projekteve të ndryshme. Dizajni për mua është diçka e bukur, inspirim që e gjen kudo rreth teje. Dizajni për mua është mjet komunikimi dhe krijimi i diçka që shumë shpesh është inekzistente, për mua është varësi”, tha për Radio KFOR-in Enes Keriq, i cili me profesion është Motion & Graphic Designer.
Ndërkohë, Z. Fidan Hoti, jo vetëm që është trajner fitnesi, por fitnesin e ka edhe hobi. Në një intervistë për Radio KFOR-in ai uron që sa më shumë njerëz të kenë hobi të fushave të sportit: “Hobi na jep kohë për t’u çlodhur dhe zvogëlon nivelet e stresit. Çdo hobi fizik, inkurajojnë stërvitjen që të çlirojë endorfinën e cila rritë disponimin dhe vetëdijen. Unë personalisht merrem me fitnes qe 10 vite dhe prej se kam filluar me palestër, kam bërë një ndryshim të madh në trupin tim dhe u sugjeroj të gjithëve që te merren sa më shumë me sport dhe të ushqehen shëndetshëm.“
Hobi jep një mundësi të mirë për të përmirësuar jetën tuaj, prandaj muaji janar njihet edhe si muaji i hobit dhe ju miq mos hezitoni filloni një hobi të ri këtë vit!