Nën mbështetjen e ‘Ambasadës Amerikane’ në Kosovë, organizata jo-qeveritare ‘Pro Plus’, ka hapur aplikimin për projektin multietnik që përfshin të gjitha komunitetet në Kosovë, me temë paqen dhe socializimin e punës ekipore përmes artit.
Të gjithë të rinjtë nga mosha 13 deri 18 vjeç, të cilët kanë pasion artin kanë të drejtë të aplikojnë për tu bërë pjesë e këtij projekti që përfshin një punëtori që do të zgjasë për tre ditë.
Afati për aplikimin është deri më 25 tetor, kurse të interesuarit mund të dërgojnë aplikimin me të dhënat e tyre në info@kultplus.com, ku do të përzgjidhen 10 nxënës nga kjo thirrje.
Kjo punëtori do të mbahet nga profesoresha dhe piktorja e famshme, Zake Prelvukaj, ndërkaq pjesëmarrësit në fund të punëtorisë do të pajisen me mirënjohje.