Sot (10.05.23), në Muzeun Kombëtar të Kosovës, nga ora 16:00 deri në orën 20:00, do të hapet ekspozita e Holokaustit, organizuar nga OJQ “Zëri i Romëve, Ashkalive dhe Egjiptianëve”, e cila synon të rrisë ndërgjegjësimin për gjenocidin që tronditi botën.
Më shumë detaje rreth kësaj ngjarjeje, për Radio KFOR-i tregoi zyrtarja për informim dhe marrëdhënie me publikun në OJQ ‘’VoRAE’’, znj. Kiki Rrahmani: “Kjo ekspozitë unike, e cila synon të rrisë ndërgjegjësimin për gjenocidin që tronditi botën, u ekzekutuan dhe u masakruan, qindra mijëra romë dhe kjo do të prezantohet përmes sërë objektesh, fotografish dhe elementesh që pasqyrojnë holokaustin ndaj romëve. Pjesëmarrja në këtë ekspozitë, nuk do të jetë vetëm një mësim për historinë e popullit romë, vuajtjet dhe gjenocidin ndaj tyre, por mbi të gjitha është moment reflektimi mbi përgjegjësinë njerëzore ndaj antisemitizmit, racizmit dhe antigjipsizmit, dukuri këto që kanë jehonë edhe në shekullin tonë. Prania juaj jo vetëm që do të nderonte kujtimin e atyre që vuajtën dhe vdiqën gjatë asaj kohe tragjike, por gjithashtu do të ndihmonte edhe në rritjen e ndërgjegjësimit të opinionin publik, duke shërbyer si shembull për rëndësinë e njohjes dhe përkujtimit të të gjitha viktimave të holokaustit”, nënvizoi Znj. Rrahmani.
Kujtojmë se Holokausti, ishte gjenocid ndaj hebrenjve evropianë gjatë Luftës së Dytë Botërore dhe ka ndodhur midis viteve 1941 dhe 1945.