– Në këtë datë, të vitit 2003, këngëtarja Madonna, kryesonte top listën amerikane të albumeve më të mira në ‘Billboard’, me albumin e saj ‘American Life’.
– Më 10 maj, të vitit 2019, fansat e Britney Spears, ishin mbledhur jashtë një gjykate në Los Angeles, në kuadër të lëvizjes #FreeBritney, lëvizje e cila e mbështeti këngëtaren në betejën e saj, për të fituar autonominë mbi trashëgiminë kundrejt babait të saj.
– Në datën e sotme 10 maj, të vitit 1969, rock bendi Led Zeppelin, arritën që të klasifikohen në vendin e parë, në tabelën e albumeve më të mira në Mbretërinë e Bashkuar. Albumi i tyre me emrin ‘Led Zeppelin’, ishte incizuar për 36 orë dhe tani konsiderohet si një nga debutimet më të rëndësishme të muzikës rock, duke krijuar një interpretim krejtësisht të ri të zhanrit Rock n’ Roll, me stile muzikore të reja që sollën risi në këtë zhanër.