“Noli Film Festival” është festivali i parë i filmit shqiptar në Boston, SHBA, që do të zhvillohet nga data 31 maj deri në 2 qershor në Katedralen Ortodokse Shqiptare të Shën Gjergjit.
Aktori i njohur Erand Sojli u shpreh se festivali do të eksportoj vlerat shqiptare te shoqëria amerikane dhe është unik sepse do të zhvillohet brenda një katedrale ku është e para herë në botë. Aktori shtoi se festivali do të jetë një kompeticion dinjitoz artistik si një vatër reference për krijuesit, skenaristët, regjisorët, kompozitorët, operatorët shqiptarë që jetojnë në Amerikë.
Ndër të tjera ai theksoi se fitimet do të shkojnë për AFC-në (Albanian Fighting Cancer) dhe për Qendrën Kulturore Fan S Noli.